Sport

Politico: Marrëzia serbe nuk i takon futbollit, “shqiponjat” e Xhakës e Shaqirit të mos dënohen

By FerizajPress

June 25, 2018

Kështu e nis artikullin media  prestigjioze Politico, për zhvillimet e fundit në FIFA për festimin e golave nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë. Shqiponja e tyre përballë serbëve po vazhdon të zë ballniat kryesore të mediave ndërkombëtare, duke pasur parasysh se FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dyshes kosovare.

Në këtë artikull të gjatë tregohet e gjithë historia e Kosovës, dhe largimi i lojtarëve të Zvicrës nga atdheu, si shpëtim nga represioni serb, transmeton lajmi.net. “Loja ishte si lufta për ta mbajtur Kosovën të lidhur me Serbinë. Fillimisht serbët festuan golin përballë Zvicrës. Ata shënuan të parët me Mitroviq në minutën e pestë. Por Zvicra u kthey, dhe fitoi bashkë me kosovarët Ashtu siç ata bënin në luftë, ku kishin ndihmë të madhe nga NATO. Serbia është aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë dhe FIFA nuk mund të dështojë duke marrë parasysh këtë fakt në vendimin për të ndjekur lojtarët kosovarë të Zvicrës”, thuhet fillimisht në artikull. Tunku Varadarajan është redaktor në Politico, i cili tutje në shkrimin e tij tregon arsyet e festës së Xhakës e Shaqirit me shqiponjë. “Të dy, Xhaka e Shaqiri kryen një veprim duke bërë me duar shqiponjën me dy koka. Shqiponja është një stemë e shkëlqyer nga Skënderbeu, personit që cilësohet si baba i Shqipërisë. Serbët u ankuan se kjo ishte provokim politk për ta ndezur turmën. Kurse FIFA me shumë zhurmë ka bërë akuza disiplinore ndaj Xhakës e Shaqirit. E nëse dënohen ata do të mund të suspendohen për dy ndeshjet e ardhshme”, shkruan Politico.eu.

Artikulli tregon për ofendimet dhe fjalët urrejtëse që serbët përdorën gjatë takimit për shqiptarët, duke përcjellur mesazhe të qarta politike. Redaktori i Politicos jep detaje për shqiptarët e Zvicrës, që u larguan nga Kosova në kohën e luftës. “Mbi 10 mijë shqiptarë u vranë në luftë. Të dy golat u shënuan nga fëmijët e refugjatëve që ikën nga represioni serb ndaj kosovarëve, dhe festa nuk ka dyshim që ishte një shprehje emocionale dhe historike. Pavarësia e Kosovës vazhdon të mbetet e papranueshme për serbët. Por ata duhet të arrijnë një marrëveshje me Kosovën, që tash është vend i pavarur”, vazhdon raporti. Jepen edhe arsyet pse Xhaka e Shaqiri nuk duhet të dënohen. “Sidoqoftë futbolli i Botërorit është gjithçka patriotizëm. A nuk fillojnë lojërat me himne kombëtare. Nuk ka asgjë të gabuar me nacionalizëm. Pse nacionalizmi kosovar i krijuar me aq sakrifica do të ishte më i kundërshtueshëm se çdo patrioitzëm tjetër. Veç nëse sigurisht serbët që e mohojnë kombësinë e tjerëve. A do të thotë kjo që edhe flamujt zvicëran e kanë merituar dënimin. Sigurisht që jo. Bota ka ndryshuar dhe lojtarët gjithashtu. Kjo ishte pjesë e historisë së tyre. Ata lejohen ta zotërojnë atë”, shkruan gazeta e njohur.

Krejt në fund gazetari kërkon nga Federata e Zvicrës të bëjë çmos që të mos lejohet dënimi i Xhakës dhe Shaiqrit. Ai i cilëson si krenarë dy shqiptarët. “Qeveria zvicerane së bashku me federatën e futbollit të Zvicrës, duhet t’ia bëjnë të qartë FIFA-s dhe Serbisë se nuk do të pranojnë vendime si dënim ndaj Xhakës e Shaqirit. Nëse FIFA ua ndalon atyre, athëerë Zvicra duhet t’i marrë në fushë pavarësisht kësaj. Loja e tyre është me 27 qershor ndaj Kosta Rikës, e Xhaka e Shaqiri duhet të jenë aty, duke kënduar himnin e Zvirës si të tjerët. Të dy burrat janë krenarë në fushën e lojës, budallallëku serb nuk duhet të lejohet”, përfundon ky artikull nga Politico. Aktualisht Xhaka e Shaqiri janë në procedurë disiplinore nga FIFA, bashkë me Stefan Lichteiner i cili gjithashtu bëri shqiponjën me duar. Vendimi pritet shumë shpejt, përderisa Zvira pas dy ditësh zhvillon ndeshjen e fundit të grupit. /Lajmi.net/