Ferizaj

Policia zbulon arsenal armësh në Kaçanik

By FerizajPress

November 08, 2018

Një sasi e madhe e armëve është gjetur nga Policia gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në Kaçanik. Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë, pronë e të dyshuarit serb, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjysmë automatike, dy kallashnikovë, katër granata dore, një gaz lotsjellës, gjashtë karikatorë, 142 copë fishekë, dy radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e Policisë, nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet nga Policia.