Lajme

Policia zbulon 2 mijë fije drogë të mbjella në zonën kufitare me Shqipërinë

By FerizajPress

April 06, 2016

Policia e Kosovës, dje ka ndërmarrë një operacion policor, bazuar në informata të siguruara mirë se në një lokacion të caktuar ka të mbjella substanca narkotike.

“Operacioni policor i zhvilluar në zonën e kufirit në mes të Shqipërisë dhe një zone të Gjakovës ka rezultuar me zbulimin e bimëve narkotike të mbjella, që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa (marihuanë)”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Me këtë rast është zbuluar një parcelë në të cilën kanë qenë të mbjella 2000 fije drogë të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit sasia e drogës është asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia kufitare së bashku me Njësinë Kundër Narkotikëve janë duke trajtuar rastin./KosovaPress