Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar ngaInteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimittë nxënësve, në bashkëpunim edhe me OJQ-në ‘’Kuvendi i të Rinjve Ferizajt’’ kavazhduar me ligjërata në shkollat e Ferizajt me tema të ndryshme si : ‘’Drogat ‘’, “Siguria në komunikacion” , “Huliganizmi në shkolla ” , “Ngacmimet seksuale” dhe ’’Dhuna në Familje’’Ligjëratat po mbahen nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor , të trajnuar enkaspër këto ligjërata dhe trajnerëve nga OJQ’’ Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt’’.Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin edukurive negative në shoqëri.Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia nëfushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve tëkësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbiseduesnë temat në lidhje me këto dukuri.Kësisoj, policia ka mbajtur ligjërata edhe në komunën e Shtimes dhe të vazhdojë tëmbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!