Fotografia është marrë nga kamerat në kontrollin e pasaportës, kurse informacionet e fundit thonë se sulmuesi nuk është shtetas turk, transmeton lajmi.net.
Mediat theksojnë se caku dhe mënyra e sulmit tregojnë se bëhet fjalë për pjesëtarin e ISIS-it.
Supozohet se sulmuesi ende ndodhet në Stamboll, kurse policia turke po kryen kërkime të gjithanshme. Kamerat e sigurimit kanë kapur edhe momentin kurse sulmuesi shtien në personel dhe mysafir në klubin e natës “Reina”.
Gati dy të tretat e të vrarëve në sulmin e mbrëmshëm në Stamboll janë shtetas të juaj, raportojnë mediat turke.
Më herët janë publikuar fotografi të një personi tjetër, për të cilin mediat turke theksonin se ishte i dyshuari kryesor për sulmin. Megjithatë, në bazë të fotos, tash duket person tjetër. /Lajmi.net/
KUJDES! Pamje të rënda
.