Ferizaj

Policia takon pronarët e pikave të karburanteve. Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja për të siguruar rend dhe qetësi në punën e tyre

By FerizajPress

November 22, 2021

Takimi me pronarët e pikave të karburanteve

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë,sot ka thirrur në takim pronarët e pikave të karburanteve të rajonit të Ferizajt.Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar eqetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetetdhe masat e policisë rreth pikave të karburanteve në rajon, në parandalim tëincidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.Drejtori Rajonal i ka siguruar pronarët e pikave të karburanteve se, policia ka nëzbatim planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe operacionet epolicisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime,Shtërpcë dhe Hani Elezit.Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja, përfshirë policët e rendit , Njësinë eKomunikacionit Rrugor, hetuesit e stacioneve policore, hetuesit e Sektorit Rajonal tëHetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH).Në fund të këtij takimi u përcaktuan prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijimdhe policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca tëprishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët përbashkëpunim dhe apelon te qytetarët, që për ç’do informacion, që mund të qon nënjë rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmesaplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406,.Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja dotë ruhen në konfidencialitet të plotë.