Një rast i bartjes ilegale të drunjëve është parandaluar nga policia në Shtërpcë.
Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Shushicë të kësaj komune.
Sipas njoftimit shoferi R.S, mashkull kosovar i moshës 32-vjeçare me automjetin Merecedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht.
Tutje, aty thuhet se të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh dhe i është konfiskuar automjeti.
“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte paregjistrim që nga data 05.09.2023. Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve” thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt