Policia Rajonale e Ferizajt me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit, Basri Shabani, Zyra e Dokumenteve në stacionin e policisë në Ferizaj, e cila lëshon vërtetime për dokumente të humbura dhe vërtetime për verifikim të së kaluarës, duke filluar nga nesër, datë 04.08.2022- 31.08.2022, do të punojë me orar të zgjatur, prej orës 08:00-18:00, edhe ditën e shtunë, ( nga e hëna deri të shtunën)
Në njoftim thuhet se ky vendim për zgjatjen e orarit ka ardhur konform rritjes së kërkesave të cilat edhe janë rritur me ardhjen e bashkatdhetarëve.
Njoftimi i Policisë Rajonale të Ferizajt
Njoftim
Policia Rajonale e Ferizajt i njofton qytetarët se me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Basri Shabani, Zyra e Dokumenteve në stacionin e policisë në Ferizaj, e cila lëshon vërtetime për dokumente të humbura dhe vërtetime për verifikim të së kaluarës, duke filluar nga nesër, datë 04.08.2022- 31.08.2022, do të punojë me orar të zgjatur, prej orës 08:00-18:00, edhe ditën e shtunë, ( nga e hëna deri të shtunën).
Ky vendim vije si shkak i rritjes së kërkesave të qytetarëve, bashkatdhetarëve që janë për pushime në rajonin e Ferizajt.