Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt takon përfaqësuesit e gastronomisë në Ferizaj, Han të Elezit dhe Shtërpcë, diskutohet situata e sigurisë

By FerizajPress

July 25, 2022

Komandatët e stacioneve policore në Ferizaj, Shtërpcë dhe Hani ELezit, kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e komunës.

Në këto takime, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në këto komuna, e cila është vlerësuar të jetë e qetë, stabile dhe e menaxhuar, nuk ka ndonjë informacion që do të rrezikonte situatën e sigurisë në këto komuna, por është e nevojshme që të merren masa shtesë për respektimin e  ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë :

Policia i ka njoftuar të gjithë, se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive negative,  që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunave përkatëse dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë.

Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që kjo verë të kalojë me sa më pakë incidente.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim. Nëse kanë informacione për personat/lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike, që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, por nëse kanë iformacione edhe rreth kriminalitetit në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë