Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt prezanton Aplikacionin digjital ‘’Lajmëro policinë’’

By FerizajPress

October 21, 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’LajmëroPolicinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë nëraportimin e rasteve nga më të ndryshmet.Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion po bëhensot edhe nëpër fshatra të Ferizajt , në prani edhe të medieve lokale të Ferizajt.Policia rajonale ditë më parë, këtë aplikacion digjital, përmes fletushkave e kashpërndarë në qytetet e rajonit , si në : Ferizaj , Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dheHani Elezit , mirëpo vetëm në sheshet e këtyre qyteteve , ndërsa nga sot këtëaktivitet e ka nisur edhe nëpër fshatrat e këtyre qyteteve, duke bashkëbiseduar meqytetarë nga afër, në rrugë , në shkolla, në markete e dyqane, ngaqë rastetkriminale manifestohen edhe nëpër këto zona, e jo vetëm në qytet.Qytetarëve po u shpjegohet se, përmes kësaj platforme elektronike, iu mundësohett’i raportojnë të gjitha rastet kriminale në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disahapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë ,mundësi dhe territor.Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajëinformacione me policinë.Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimetdokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht ngavetë përzgjedhja e tij.Kësisoj, qytetarët nëpër këto zona u njoftuan edhe për dhunën në familje, se dhunanë familije mund të ketë ndikim fizik dhe emocional, se ajo mund të ndikon edhe tekfëmijët, pastaj qytetarët u njoftuan se kujt duhet drejtuar nëse shihni dhunë nëfamilje.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të shkarkojnëkëtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitimt’a njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes këtij aplikacionitdigjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.