Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1358 gjoba dhe ka hequr 8 patentë shoferë

By FerizajPress

March 20, 2023

Gjatë kësaj jave kanë ndodhë 18 aksidente trafiku, 4 me lëndime ku ishin të përfshirë 6 persona dhe 14 aksidente me dëme materiale.

Raporti i plotë i Policisë:Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 13-19/03/2023 ka shqiptuar 1358 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.Ndërsa, janë raportuar 18 aksidente, prej tyre:– Aksidente me lëndime, 4Janë lënduar 6 persona– Aksidente me dëme materiale, 14Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion rrugor.Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.