Policia në Shqipëri e shpalli të riun të vdekur, pastaj e dematoi veten

By FerizajPress

July 10, 2016

Burime zyrtare pohuan dje se shtetasi në fjalë humbi jetën, ndërsa sot u konfirmua se ai është ende gjallë.

Policia ka kërkuar ndjesë për informacionin e gabuar, ndërsa u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

“I aksidentuari Bledar Pula, 27 vjeç është ende gjallë. Në informacionet paraprak njoftuam se ai kishte ndërruar jetë. Shtetasi është në jetë, por në gjendje shumë të rëndë. Ndjesë familjarëve për informacionin e gabuar”, citohet në njoftimin e policisë.

27-vjeçari u plagos mbrëmjen e djeshme ndërkohë që po lëvizte me motoçikletë. Ngjarja ndodhi në aksin Ura e Gajdarit-Delvinë.

.