Janë dy vëllezërit shqiptarë, Edmon dhe Eduard Trushi që janë bërë protagonistë të kronikës së zezë në Itali.
Arrestimi i tyre u bë i mundur në verë e vitin të kaluar dhe ata akuzohen nga autoritetet e drejtësisë për qindra vjedhje të banesave në Veri të shtetit fqinj, por ende kjo e fundit nuk ka mundur të përcaktojë se cili është krimineli mes tyre.
Dy vjet më parë, karabinierët kanë gjetur gjurmë ADN-je në një makinë Mercedes Benz të vjedhur dhe të braktisur në qytezën e Sacile.
Këto gjurmë kanë korresponduar me ADN-në e Eduard Trushi, që ishte tashmë i skeduar nga policia fqinje.
Por gjatë procesit gjyqësor, Eduard ka dalë i pafajshëm.
Ai dhe vëllai i tij janë identikë edhe në ADN, me ndryshime shumë të vogla, aq sa ekspertët e mjekësisë ligjore italiane, kanë kërkuar analiza më të thelluara për të përcaktuar se kush është grabitësi në këtë rast.