Ferizaj

Policia ndalon 23 lëmoshëkërkues në Ferizaj, 15 prej tyre shtetas të Shqipërisë

By FerizajPress

June 04, 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar 23 persona , prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).

“Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se ” ky aksion i policisë është bërë në koordinim dhe përkrahje edhe të Policisë Kufitare –Sektori i Migrimit, Qendrës për Punë Sociale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes”.

Më tej, në njoftim thuhet se drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt.