Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, tha se me ndërmjetësimin e tij policia është larguar nga aty.
Ai kërkoi që kryetari i Komunë së Prishtinës, shpend Ahmeti të japë dorëheqje.
Forcat policore ishin mbledhur te objekti banesor sot gjatë ditës për të zbatuar vendimin e Gjykatës e cila i obligon banorët të lirojnë banesat.
Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër duke u përleshur pak me Policinë. Pati të arrestuar por edhe të lënduar.
Ndërmarrja Banesore, e cila pretendon se është pronare e këtyre banesave është e këmbëngulur që të zbatojë vendimin e Gjykatës.
Ajo madje kishte angazhuar punëtorë dhe kamionë për largimin e orendive nga banesat e uzurpuara.