Ferizaj

Policia konfiskon 5,800 kg mjaltë të kontrabanduar

By FerizajPress

November 13, 2023

Janë konfiskuar 5,800 kilogram mjaltë në Ferizaj nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës.

”Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona si të dyshuar, ku me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq edhe Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.