Ferizaj

Policia konfirmon se është liruar rruga për qarkullim në Shtërpcë

By FerizajPress

January 06, 2023

Rruga në fshatin Gotovush në drejtim të Shtërpcës është liruar për qarkullim, e cila u bllokuar pasi qytetarët vendosën pengesa.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Veseli tha se rruga është liruar për qarkullim dhe se për pak pritet që të lirohet edhe pjesa tjetër në Jazhincë.Në anën tjetër Njësia Speciale ka zbarkuar në stacionin policor në Ferizaj, teska edhe kryeprokurori i qytetit ka shkuar në vendngjarje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin A.K 33-vjeçar dhe të njëjtit i është konfiskuar automjeti dhe arma me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.