Ferizaj

Policia ka gjetur arsenal armësh në shtëpinë e Mihajloviqit në Shtërpcë 

By FerizajPress

April 09, 2016

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe në bashkëpunim me NjHRSH-në, sot në orët e mëngjesit, kanë bërë një kontroll në shtëpitë e të dyshuarve: Z.M. 44 vjeç dhe M.M. 64 vjeç të përkatësisë etnike serbe, shtëpitë e të cilëve ndodhen në Shtërpcë përkatësisht në fshatin Berevce. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Z.M. policia ka gjetur dhe konfiskuar: 1 pistoletë “EKOL TUNA” me një (1) karikator dhe gjashtë copë fishekë; armë prodhim rus, “TOZ 78 – 05” , me 3 karikatorë dhe 178 copë fishekë të kalibrit 5.6 mm. 1 radio lidhje, 1 maskë fytyre ngjyrë të zezë,1 thikë dhe 3 uniforma të kamufluara ushtarake. Ndërsa, në shtëpinë e të dyshuarit, M.M. policia ka gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë automatike AK – 47, 7 karikatorë të të njëjtës armë, një granatë dore e prodhimit jugosllav, dhe 166 copë fishekë të kalibrit, 7.62 mm. “Të dyshuarit janë shoqëruar në policinë e Ferizajt dhe në prani të avokatëve mbrojtës, janë intervistuar nga hetuesit policorë”, ka thënë zëvendësdrejtori rajonal i PK-së, major Basri Shabani. Me urdhëresë të prokurorit të shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore.