Ferizaj

Policia jep detaje për plagosjen në Kaçanik

By FerizajPress

March 06, 2021

Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dy shuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Ai ka treguar se vik tima është transferuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi ka treguar se i dy shuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin e tij.

“Reth 16:15 minuta në fshatin Doganaj të Kaçanikut, pas një rrahje mes dy personave, njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit. Pas pranimit të informatës, Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku të lënduarin e kanë transferuar në QKMF në Kaçanik. Sipas mjekëve, vik tima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin e personit të dy shuar”, ka thënë Gashi