Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare për vrasjen e tre personave në çarshi të Gjakovës, të martën pasdite.
Policia në Gjakovë ka njoftuar se “Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë “Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën”.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se një nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.
Po ashtu, në komunikatë të policisë janë dhënë edhe inicialet e viktimave si dhe mosha e tyre.
Viktimat janë:
1. V. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.
2. A. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.
3. Z. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Deri më tani nuk ka të arrestuar. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.