Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e 29-vjeçarit në Pejë

By FerizajPress

September 17, 2018

Policia Rajonale e Pejës, sot në mëngjes, ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Pejë, ku një person i moshës 29 vjeç humbi jetën nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës është njoftuar se të dielën rreth orës 21:20, se në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë është një person pa shenja jete.

“Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. Sadria (1989), i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Deri sot në mëngjes nuk është raportuar për persona të dyshuar.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.