Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 17-vjeçarit nga Kaçaniku

By FerizajPress

September 11, 2018

Një person i moshës 17-vjeçare nga fshati Kovaçec i Kaçanikut ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta.

Policia ka dhënë detaje për Express rreth këtij rasti. Ajo kanë thënë se ekspertët e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konstatimit se shtëpia në fjalë nuk ka lidhje të mirë të rrymës, e kanë shkyçur nga rrjeti.

“Rreth orës 21 e 30 minuta një person i moshës 17-vjeçare i fshatit Kovaçec nga rryma ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke bërë dush. Familja e ka dëgjuar duke bërtitur dhe e kanë dërgu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku mjeku ka konstatuar se i njëjti nga rryma ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i KEDS-it, ku sipas ekspertizës së tyre në vendin e ngjarjes lidhja e rrymës në atë shtëpi nuk ka qenë e sigurt dhe për atë arsye e kanë shkyçur nga rrjeti komplet shtëpinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë”, ka deklaruar Policia.