Lajme

Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

By FerizajPress

October 21, 2019

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për trupin e pajetë të gjetur sonte në fshatin Gadime e Ultë e Lipjanit.

Siç ka bërë të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima është Shqipdon Aliu, personi i raportuar i zhdukur me datën 14 dhjetor.

”Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (të gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje. Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur më datën 14 tetor”, u shpreh ajo.

Ahmeti në njoftimin e saj ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës të cilët kanë ndihmuar të gjejnë vendndodhjen e personit, njofton Klan Kosova.

”Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit, per çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”.