Ferizaj

Policia jep detaje për tentim vjedhjen e bankës në Ferizaj

By FerizajPress

October 18, 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, ku persona të panjohur me force kanë depërtuar në një bankë dhe kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese.

Sipas Policisë, ata kanë shpërthyer dy bankomatë, mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë.

“Raportohet se persona të panjohur me force kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.