Mbrëmë në qytetin e Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga këto të shtëna një person është plagosur, ndërsa i dyshuari aktualisht gjendet në arrati. Komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi për Indeksonline ka treguar detaje rreth këtij rasti. Bislimi ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit që ka kryer plagosjen. “Mbrëmë në ora 23 e 50 kemi marr informacione për të shtëna me armë në qytetin e Podujevës. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit. Si rezultat i të shtënave me armë zjarri, kemi një qytetar të plagosur. Viktimës i është ofrua tretmani i nevojshëm mjekësor dhe momentalisht është jashtë rrezikut për jetë. Nga momenti i incidentit, i dyshuari është në kërkim të njësive policore, aktualisht është në arrati”, ka thënë ai për Indeksonline. Bislimi nuk i ka bërë të ditur arsyet e të shtënave me armë, por që e kanë vlerësuar si ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘Enver Maloku’, Podujevë./Indeksonline/ Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për të plagosur