Ferizaj

Policia i gjeti armë zjarri gjatë kontrollit të veturës, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

By FerizajPress

November 24, 2021

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH ), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ‘’ në Ferizaj për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit , te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishek.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, rasti është iniciuar ‘’Armëmbajtje pa leje’’ për procedurë të rregullt , ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar.