Lajme

Policia greke, ofensivë për gjetjen e shqiptarit që dogji flamurin helen

By FerizajPress

November 21, 2016

Skerdi Berti Avduli, rezulton si shqiptari më i kërkuar në Greqi. Në datën 17 nëntor, së bashku me disa bashkëkombës të tjerë të maskuar, kanë djegur në qendër të Athinës flamurin grek.

Të gjithë skenën në fjalë ata e kanë fotografuar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar: “Vdekje Greqisë”!.

Kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes etnike”.

Për kapjen e të riut shqiptar që jeton në Athinë, janë angazhuar edhe forcat e shërbimeve inteligjente greke, të cilët ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

.