Lajme

Policia gjermane: Sulmuesi i Dyseldorfit është nga Kosova

By FerizajPress

March 10, 2017

Sipas deklaratës së fundit të policisë gjermane, i dyshuari është me origjinë nga Kosova, me banim në qytetin gjerman të Wuppertal 28 kilometra nga Dyseldorfi, transmeton lajmi.net.

Sulmi me sëpatë ndodhi të mbrëmjen e të enjtes.

Në mesin e të plagosurve është një vajzë 13-vjeçare e cila pësoi një goditje me sëpatë në krahë.

Pas masakrës sulmuesi u hodh nga ura ku edhe u plagos rëndë, më pas u arrestua dhe u dërgua në spital për shkak të lëndimeve të marra./Lajmi.net/