Ferizaj

Policia e trafikut në aksion

By FerizajPress

July 03, 2016

Ferizaj- Njësite të policisë së trafikut  po kontrollojnë rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj

Janë disa  ekipe  të njësiteve të trafikut të cilat në rrugën “Rexhep Bislimi”  (Rruga e Gjilanit)  po monitorojnë   zbatimin e rregullave të trafikut si dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Rruga “Rexhep Bislimi”  në të cilën komunikacioni zhvillohet në katër korsi ishte në një mënyrë edhe  pjesa ku zakonisht  vozitësit e automjeteve   tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Kjo shumë herë për pasojë kishte edhe shumë aksidente të komunikacionit dhe po rrezikon edhe qytetarët tjerë.

Për këtë Policia  Regjionale e Ferizajt,njësitet e trafikut   kanë marrë aksion që kjo pjesë të monitorohet dhe  të vetëdijesohen edhe vozitësit  e sidomos tani kur edhe pritet që komunikacioni të jetë më i ngarkuar me ardhjen e  mërgimtarëve.

Burime të FerizajPress bëjnë të ditur se në këtë aksion të policisë  do të ketë edhe monitorime edhe në rrugët tjera të qytetit me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve.