Lajme

Policia e New Yorkut bën shqiponjën

By FerizajPress

July 06, 2016

Tre policë bëjnë simbolin e shqiptarëve New Yorkut. Me uniformë të Policisë ata janë fotografuar dhe të njëjtën e kanë postuar në Facebook. Nuk dihet përkatësia e dy të tjerëve por polici i mesit është shqiptar nga Kosova. Ai është Artan Konjuhi, i lindur dhe i rritur në Prishtinë por që tash jeton në Amerikë. Konjuhi 28 vjeçar së bashku me familje ka emigruar në Amerikë pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut.