Policia e Kosovës ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me temën: “Vetëdijësimi i të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishe mobilizimi i të rinjve kosovarë për të bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe organet tjera të rendit në paraqitjen e dukurive negative.
Çështjet që u diskutuan gjatë kësaj ligjërate ishin: procesi i ekstremizimit dhe radikalizmit në Kosovë, procesi i rekrutimit dhe radikalizmit, qartësimi i termit “Shtet Sekular”, mënyrat e paraqitjes së ekstremizmit në Kosovë dhe format e parandalimit të përfshierjes, veprimet dhe preventivat e Policisë së Kosovës kundrejt kësaj dukurie.
Po ashtu, u diskutuan çështje të tjera negative të shoqërisë kosovare, si: definimi i terrorizmit, shkaktarët e terrorizmit me motive të devijuara fetare, viktimat e terrorizmit dhe roli i të rinjëve në parandalimin e vrasjeve të pafajshme, ndërsa theks të veçantë iu dha bashkëpunimit prind-studentë-shoqëri.
Ligëratën e realizuan përfaqësues nga Policia e Kosovës: Gazmend Hoxha, Kolonel, Ramadan Ahmeti, Major, Rifat Marmullaku, Zyrtar Nacional për Programin e OSCE-së në Kosovë, dhe Shkëlzen Marevci, botues librash për dukuritë negative të shoqërisë në Kosovë.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në fund shpërndanë broshura për studentë lidhur me këto dukuri negative.