Ferizaj

Policia e Kosovës konfiskon prona milionëshe të uzurpuara

By FerizajPress

May 06, 2016

Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, pritet që pas pak minutash të nisin një aksion për konfiskimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj.

Policia e Kosovës sot do të ndërmerr një aksion për bastisje për lirimin e objekteve nën dyshimin që janë të uzurpuara.

Aksioni do të fillojë në Komunën e Ferizajt, por do të vazhdojë edhe në komuna tjera.

Gazeta “Zëri”, mëson se vlera e pronave të uzurpuara kap vlerën prej 8 milion euro.

Po ashtu sipas burimeve të “Zërit” në prokuroi, ky aksion ndërmerret pas hetimeve që gazeta “Zeri”, kishte publikuar rastet e uzurpatorëve të pronave.

Mësohet se arrestime nuk do të ketë por vetëm nëse Policia ballafaqohet me rezistencë të uzurpatorëve.

Njëra nga pronat më të madha që do të hetohet kap vlerën prej  3 milion euro./ZERI/