Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka bërë të ditur se është në kërkim të tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje”. Tre të dyshuarit janë identifikuar nga ana e Policisë, mirëpo kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i gjetur dhe për këtë do të shpërblejë me 5 mijë euro personat që ndihmojnë në kapjen e tyre.