Lajme

Policia e konfirmon: Kolegu ynë vrau një person

By FerizajPress

April 18, 2016

Sot në orët e hershme të mëngjesit  ka ndodhur një vrasje në Deçan.

Klan Kosova mëson se vrasja ka ndodhur afër qendrës së qytetit dhe sipas informacioneve të para është i përfshirë një polic

Lajmin e ka konfirmuar edhe Togeri Teki Syla, i cili në pika të shkurtra  ka pohuar se ka ndodhur një vrasje në mëngjesin  e sotëm në Deçan dhe i përfshirë është edhe një polic i Kosovës.

Syla ka shtuar se njësitë e policisë, hetuesisë, inspektoratit policor dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt do dalin detajet e tjera për vrasjen.