Ferizaj

Policia e Ferizajt: Në tremujorin e parë të këtij viti rritje e aksidenteve për 6.7%  me tre të vdekur

By FerizajPress

April 22, 2016

Policia rajonale e Ferizajt këtë të premte ka raportuar për periudhën tremujore të këtij viti. U bë e ditur se u shënua ngritje e lehtë krimit, por edhe ulje e lehtë e zbulueshmërisë së rasteve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Gjatë prezantimit të raportit të punës, drejtori i Policisë rajonale të Ferizajt, nënkoloneli Gazmend Hoxha tha se niveli i zbulueshmërisë së rasteve ishte 71.9% nga mbi 1 mijë raste të pranuara prej tyre vepra penale e incidente

Duke prezantuar përmbajtjen e raportit e punës, drejtori i Policisë rajonale të Ferizajt, tregoi se në rajonin e Ferizajt është shënuar një vrasje. Shtoi se janë regjistruar më pak vjedhje të rënda, por në shkallë të lehtë më shumë vjedhje të zakonshme dhe më shumë grabitje.

Në raportin e Policisë për tre muaj të këtij viti, po ashtu u pasqyrua se janë arrestuar mbi 200 persona, kurse janë realizuar në shkallë mbi 19% urdhëresa të gjykatave.

U tha se ruajtja e rendit kishte shënuar progres, ndërsa kamerat e sigurisë nëpër pika të ndryshme u kishin ndihmuar në zbardhjen e disa rasteve.

Referuar këtij raporti, aksidentet në këtë periudhë tremujore kishin shënuar rritje për 6.7%, me 3 të vdekur, njësoj si në periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Ndër objektiva për vitin 2016, Policia rajonale e Ferizajt tha ta ketë parandalimin e kriminalitetit.