Ferizaj

Policia e Ferizajt me Projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’

By FerizajPress

July 02, 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 , realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku në prani të medieve lokale, u shpërndanë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi: parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes , kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë ,  sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku ‘’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të Ferizajt.

Tani, që pritet të kemi më shumë qarkullim të shtuar të automjeteve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.

Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative, që po e përcjellin shoqërinë tonë !