Ferizaj.22.03.2017. Në kuadër të Planit Operativ për një ambient më të sigurt Policia e Ferizajt gjatë kësaj jave ka filluar aksionin e kontrollimit dhe evidentimit të automjeteve,veprave penale dhe parandalimin e aksidenteve në Ferizaj.
Në kuadër te Planit operativ për një ambient më të sigurt Policia e Ferizajt gjatë kësaj jave ka filluar aksionin e kontrollimit dhe evidentimit të automjeteve në Ferizaj.
Në këto orë të vona, njësitet e policisë gjenden gati në të gjitha pikat më të frekuentuara të Ferizajt.
“Të gjitha njësitet e policisë, në kuadër të këtij plani operativ, janë të angazhuara në parandalimin e dukurive negative dhe atyre që janë në kundërshtim me ligjin” ka thënë Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve AVONET të cilët po e monitorojnë këtë aksion.
Gashi ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni ka pasur edhe konfiskime të automjeteve për shkak të dokumentacioneve jo të rregullta.
(Foto nga kontrollimet e njësiteve të policisë në pjesë të ndryshme të Ferizajt)