Ferizaj

Policia e Ferizajt inspekton vendpunishtet lidhur me sigurinë në punë

By FerizajPress

September 07, 2016

Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe zyrtarët e ATK-së ,muajin e kaluar kanë realizuar një operacion të bazuar në planin operativ “Inspektimi 2016”, ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi dhe inspektimi i vend punishteve të ndërtimtarisë në rajonin e Ferizajt.

Shkak për këto inspektime ishte ndikimi preventiv dhe parandalimi i lëndimeve dhe vdekjeve aksidentale në punishtet e ndërtimtarisë, duke ritur masat e sigurisë për personelin gjatë kryerjes së punëve,pasi dihet se numri i personave-punëtorëve të cilët viteve dhe kohëve të fundit kanë pësuar lëndime aksidentale gjatë punës e fatkeqësisht disa dhe kanë humbur jetën,është për tu shqetësuar.

Gjatë realizimit të këtij plani operativ i cili ka zgjatur disa ditë,janë inspektuar gjithësejt 15 vend punishte,kurse në disa prej tyre ka pasur edhe ri-inspektime me qëllim të verifikimit se sa janë zbatuar rekomandimet dhe vërrejtjet e gjetura lidhur me përmirsimin e kushteve dhe sigurisë së punëtorëve.

Ndaj katër përgjegjësve të punishteve,inspektorët e punës kanë shqiptuar masa ndëshkimore, kurse një numri i është tërhjekur vërejtja për disa parregullësi lidhur me sigurinë në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës, thuhet në komunikatën lëshuar nga policia e Ferizajt.

DRP e Ferizajt, paralajmëron se operacione të ngjashme do të kryhen edhe në komunat tjera të Rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.