Lajme

Policia: Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë – lokali u sulmua me granatë dore

By FerizajPress

July 03, 2016

Një 16 vjeçar është lënduar rëndë si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një lokal nate në Pejë. Ndërsa, një 19 vjeçar pasi ka marrë ndihmën e parë është liruar për në shtëpi. Policia ka konfirmuar se lokali “Bahçe” ishte sulmuar me granatë dorë. Ende nuk dihen motivet dhe as nuk ka të arrestuar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë lënduar nga shpërthimi i mbrëmshëm me granatë dore në lokalin e “Bahçe” në Pejë. Njëri prej të lënduarve, 16 vjeçar, është në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës, në orën 00:40 minuta.

“Mjeti shpërthyes Grenate dore A4 ka lënë të lënduar rëndë personin E.T i lindur më 08.08.1999, ndërsa personi i dytë E.H i lindur në vitin 1996 pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Pejës është liruar për në shtëpi”, konfirmon për Gazetën Express Xhevat Ibraj nga Policia e Pejës. “ Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe po punohet bashkë me prokurorin e shtetit për të zbuluar motivin dhe rrethanat për kryesin e kësaj vepre.”, ka shtuar Ibraj. Motivi i këtij shpërthimi ende nuk dihet.