Lajme

Policia: Dje ndodhën 51 aksidente, u shqiptuan 1 157 gjoba

By FerizajPress

July 14, 2016

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Policia rrugore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut ka shqiptuar 1157 gjoba kundërvajtëse.