Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, së bashku me Kuvendin e të Rinjve të kësaj komune, kanë vizituar familjarët e policëve të rënë në detyrë, Malsor Dashit dhe Armend Trenës.
Ata i shoqëroi edhe komandanti i Policisë së Kaçanikut, Halim Shehu.Kjo vizitë u bë në kuadër të një përkujtimi memorial.
“Me pikëllim të thellë biseduam për të ndjerët, gjendjen e familjeve dhe të lënat e tyre mbrapa” thuhet në njoftimin e Kuvendit të të Rinjve.
Gjatë vizitës u shprehen falendërime për shërbimin e policëve Dashi dhe Trena.