Ferizaj

Policia bastis disa lokacione në Ferizaj

By FerizajPress

September 08, 2016

Operacioni i Policisë i cili është duke u zhvilluar që nga mëngjesi për ndjekjen të kontrabandistëve të mallrave po zhvillohet edhe në disa lokacione në Ferizaj.

Policia e Kosovës si dhe  zyrtarë të Doganës së Kosovës  janë parë në disa lokale në rrugën kryesore “Dëshmoret e Kombit” në Ferizaj.

Operacioni i Policisë është duke u zhvilluar në nivel vendi, ka thënë për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

“Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion bastisjesh në 50 lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin e mallrave”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të aksionit do të bëhet të ditura detajet e operacionit,transmeton Lajmi.net.