Lajme

Policia: Asnjë person nuk iu bashkua terroristëve në Siri e Irak në 9 muajt e fundit

By FerizajPress

June 29, 2016

Policia e Kosovës ka rikonfirmuar se që nga shtatori i viti të kaluar nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur grupeve terroriste në Siri apo Irak.

Ndërsa, nga komuna e Kaçanikut, që nga qershori i vitit 2014, nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur apo edhe ka tentuar të iu bashkëngjitet grupeve terroriste në zonën e konfliktit.

Ky sqarim i Policisë së Kosovës vjen pas disa shkrimeve nëpër media, ku Kosova paraqitet si “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit.

Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligj zbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave, që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës si te nivelit qendror dhe lokal, dhe shoqërisë në përgjithësi, ka rezultuar që sot është një gjendje krejt ndryshe krahasuar me dy vite me parë.