Sport

Policia arreston tifozin

By FerizajPress

April 25, 2016

Takimi ndërmjet Gjilanit dhe Besës e zhvilluar të dielën, përfundoi me rezultatin 0:0 dhe pa eksese në fushë.

Por, jashtë fushës, në hyrje të zhveshtoreve të stadiumit të qytetit të Gjilanit, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur tensione nga ana e futbollistëve të të dy palëve.

Nuk janë kursyer nga asnjëra palë sharjet dhe fyerjet. Tollovi është krijuar edhe brenda objektit të stadiumit.

Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kësaj tollovie ka arrestuar një tifoz, i cili pas marrjes në pyetje është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Express.

“Rr. Kumanovës, Gjilan, 24.04.2016-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti, pasi kishte përfunduar një ndeshje futbolli, i njëjti kishte manifestuar sjellje arrogante dhe ofenduese ndaj zyrtarëve policor të cilët ishin duke siguruar fizikisht gjyqtarët e ndeshjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton policor.