Ferizaj

Policia  arreston lypsarët mashtrues dhe kthen andej nga kanë ardhur

By FerizajPress

April 02, 2016

Lëmosh kërkuesit ka kohë që kanë vërshuar qytetin e Ferizaj, ku një pjesë e tyre vinë edhe nga Shqipëria,e  në mesin e tyre  janë identifikuar edhe shumë mashtrues.

Por kohëve të fundit  këta lypsarë,në mesin e tyre edhe shumë mashtrues,  kanë filluar të koncentrohen  edhe tek semaforët në Ferizaj të cilët edhe po rrezikojnë komunikacionin.

Qazim Reka  ka konfirmuar se ky problem është duke u përcjellë edhe nga policia  e Ferizajt. Ditë më parë  njësitet e policisë kanë arrestuar një mashtrues dhe pas procedurave gjyqësore e kanë larguar për në Shqipëri.

“Pas shumë informacioneve dhe punës operative ne kemi  evidentuar edhe  problemet me lypsarët në qytetin tonë. Kohëve të fundit  për këtë fenomen e kemi pasur  një paraqitje se  tek semaforët ka disa njerëz më karroca për invalid po  dalin dhe kërkojnë lëmoshë. Me njësit patrulluese  dhe sektoriale kemi hasur në një person i cili nuk ka qenë invalid por ka qenë i kamufluar. Këtë  policia  e ka sjellë në stacionin policorë dhe  e kemi dërguar në Gjykatën për kundërvajtje. Pas kësaj me një vendim të kësaj gjykate ai është larguar nga vendi,pra është kthyer për ne Shqipëri” ka thënë   kapiteni i policisë Qazim Reka,komandant i stacionit të policisë në Ferizaj,transmeton FerizajPress.

Reka tha se këso raste janë duke u lajmëruar shumë dhe  është vështirë të largohen të gjithë por  policia është duke përcjellë të gjitha këto raste.

Raste të tilla të lypsarëve mashtrues janë lajmëruar dhe denoncuar edhe më parë në Ferizaj.