Lajme

Policia arreston dy persona

By FerizajPress

April 07, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar dy presona, sot pasi ata hodhën gurë në drejtim të Kuvendit të Kosovës. Kështu kanë bërë  të ditur për Gazetën Blic, burime zyrtare brenda policisë së Kosovës.

Arrestimi ka ardhur, pak pasi personat në fjalë kanë thyer xhamat e Kuvendit, menjëherë atëherë kur presidenti i ri Hashim Thaçi, ka nisur ta mbajë fjalimin e tij të parë si president i Republikës së Kosovës.

Ndryshe, seancën e sotme e kanë bojkotuar familja Jashari, Haradinaj, ish-kryeministri Bajram Rexhepi, si dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së. /GazetaBlic/