Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar gjatë ditës së sotme në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, një person nga Ferizaj, me inicialet B.I (M/K) , i moshës 47 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thekson raporti.