Lajme

Policia apelon për kujdes në komunikacion (Foto)

By FerizajPress

April 10, 2016

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka raportuar në lidhje me aksidentin e sotëm që ka ndodhur rreth orës 09:45 në aksin rrugor Fushë Kosovë- Prishtinë, në të cilën janë përfshirë 5 vetura. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet relevante të trafikut menjëherë kanë dalë në vend ngjarje për t’u marrë me rastin.

Policia e Kosovës, apelon dhe njëherit kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u kushtojnë rëndësi pjesëmarrësve të tjerë në trafik, ku tani gjatë sezonës verore janë prezent në trafik motoçikletat dhe biçikletat

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të ndërmarrë masa ligjore ndaj shkelësve të ligjit mbi komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatën për media.