Lajme

Polici ia merr patentën, shoferi i dehur: Je krejt i nderum (Video)

By FerizajPress

September 15, 2016

Gjithashtu policia ka pezulluar 20 Leje Drejtimi, 3 prej të cilave për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.

Policia njoftimin zyrtar e shoqëron edhe me një video nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë rrugore, shkruan shqipëriaime.

Në video duket se si një drejtues automjeti kapet i prirë në timon. Efektivët e policisë i heqin patentën, por në ndryshim nga herët e tjera drejtuesi i thotë policit: Je krejt i nderuar!

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor, jo vetëm për nenin 170, por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.