Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po ballafaqohen edhe me problemin e ushqimit gjatë ditëve kur organizohen protestat. Atyre iu ofrohet ushqim jokualitativ, për të cilin prokurimi i Policisë paguan një shumë mjaftë të lartë. Përveç kësaj, ata po japin një imazh jo të mirë derisa shihen të shtrirë nëpër vende të ndryshme duke ngrënë ushqim, apo edhe duke pushuar në intervalet kur gjendja është e qetë.